Kuvendi i Maqedonisë miraton Ligjin për shtesa rinore

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë miraton Ligjin për shtesa rinore

Më: 22 janar 2020 Në ora: 20:22
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi me procedurë të shkurtaur sonte miratoi Ligjin për shtesat e rinisë, i cili parashikon që të rinjtë deri në 23 vjeç pasi të përfundojnë arsimin e mesëm do të marrin 3.000 denarë për punë në prodhimtari.

Qëllimi është të stimulohet regjistrimi në shkollë të mesme profesionale dhe të inkurajohet punësimi në prodhim ose mbështetje për të rinjtë të cilat janë punësuar në prodhimtari. Paratë e shtesave rinore do të sigurohen nga Agjencia e Punësimit, ndërsa në muaj për këtë masë janë parashikuar 13.200.000 denarë. OBRM-PDUKM-ja nuk e votoi këtë ligj.

Deputetët e vlerësuan dhe pranuan propozim ligjin për efikasitet energjetikë e cila është e parafundit në leximin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat