Pranohet nominimi i ministres Deskoska për anëtare të Komisionit të Venedikut

Maqedonia

Pranohet nominimi i ministres Deskoska për anëtare të Komisionit të Venedikut

Më: 24 janar 2020 Në ora: 09:51
Renata Deskoska

Nominimi qeveritar i ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska për anëtare të Komisioni të Venendikut është pranuar. Lajmin përmes ‘Facebook’ e bëri të ditur vet ministrja Deskoska.

“Është pranuar nominimi im për anëtare të Komisionit të Venedikut. Kjo është vërtetim se janë përmbushur kriteret për anëtarësim në komision. Ju falënderoj për besimin”, shkroi Dekoska.

Për nominimin e saj, reagoi edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili akuzoi për konflikt të interesave. Ai i bëri thirrje Komisionit Anti-korrupsion të reagojë për këtë rast.

Ministrja e Drejtësisë theksoi se nuk ka konflikt të interesave, por edhe ajo i bëri thirrje komisionit të nisë procedurë për këtë rast.

“Edhe unë i bëj thirrje Komisionit Anti-korrupsion të deklarohet rreth rastit. Nuk ka konflikt të interesave për shkak se bëhet fjalë për angazhim jashtë vendit”, tha Deskoska duke shtuar se bëhet fjalë për përfaqësim të Maqedonisë së Veriut në komisionin e Këshillit të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat