OBRM-PDUKM: Sipas indeksit të korrupsionit jemi njëjtë sikur Mongolia dhe Bregu i Fildishtë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Sipas indeksit të korrupsionit jemi njëjtë sikur Mongolia dhe Bregu i Fildishtë

Më: 24 janar 2020 Në ora: 09:52
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Qeveria kriminale zhvatëse e LSDM dhe Zaevit e çoi shtetin në fund të Evropës dhe botës sipas indeksit të korrupsionit”.

“Në listën e ‘Transparency International’, Maqedonia ndodhej në vendin e 106-të, bashkërisht me shtetin e Mongolisë dhe Bregut të Fildishtë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se ky fakt flet se qeveria e udhëhequr nga i amnistuari Zaev dhe Spasovski mbron krimin dhe po fundoset në korrupsion të niveli më të lartë.

Sipas tyre, ulja prej 13 vendeve e Maqedonisë në indeksin për korrupsion, vërteton faktin se problemi me krimin, korrupsionin dhe zhvatjen po eskalon ndërsa institucionet nuk reagojnë për shkak të trysnisë së pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat