Rustemi: Janeva më ka kërkuar që të mos “ngrijë” banesën e Gllavçev

Maqedonia

Rustemi: Janeva më ka kërkuar që të mos “ngrijë” banesën e Gllavçev

Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:52
Burim Rustemi

Ish-prokurori i PSP-së, Burim Rustemi në dëshminë e stome për rastin “Haraçi” tha se prokurorja Katica Janeva ka kërkaur nga ai si prokuror kompetent në rastin “Posta Bankare” që të mos e “ngrijë” banesë e të dyshuarit Tome Glavçev.

Në dëshmin e Rustemit tha se Janeva kishte thënë se banesa në Shkup ishte shitur shoqes së saj dhe se “ngrirja” do t’i bënte dëm blerësit.

“Ashtu bëra. Para gjykatës dorëzova propozim që të mos ngrijë. Pastaj kuptova se banesa ishte në pronësi të anëtarit të Këshillit të Prokurorëve, Sasho Vasilevski. Përndryshe, parahetimet dhe hetimet për rastin “Posta Bankare” i kam realizuar vetë, pa asnjë ndikim të Katica Janevës, në lidhje me atë se kush duhet të përfshihet, për cilat vepra penale të përshkruhen në rastin”, tha Rustemi.ni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat