Qeveria e Maqedonisë sot mban mban mbledhjen e 10-të të rregullt - Bota Sot
Qeveria e Maqedonisë sot mban mban mbledhjen e 10-të të rregullt

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë sot mban mban mbledhjen e 10-të të rregullt

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Qeveria sot do ta mbajë mbledhjen e 10-të të rregullt ku do të shqyrtohet raporti vjetor i punës së Drejtorisë për Siguri të Informacioneve të Klasifikuara për vitin 2019.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë mbledhja është paraparë të nisë në orën 12:00, ndërsa në mbledhje është eedhe raporti i punës së Komitetit Nacional për lehtësimin e tregtisë.

Qeveria në mbledhje do ta vërtetojë edhe tekstin e Propozim-ligjit për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeveerisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për njohjen e shërbimeve të besueshme që përdoren në Maqedoni dhe Serbi.

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë në këtë mbledhje është paraparë edhe prezantimi i informacionit me raport të realizimit të Programit për dëmshpërblimin e fëmijës që është viktimë apo i dëmtuar që me ligj është e paraparë si vepër penale të dhunës apo akteve tjera të dhunës individale apo grupore për vitin 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat