A do të ketë debat mes Zaevit dhe Mickoskit? - Bota Sot
A do të ketë debat mes Zaevit dhe Mickoskit?

Maqedonia

A do të ketë debat mes Zaevit dhe Mickoskit?

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 13:11
Zaevi dhe Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski përsëri e ftoi kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev në debat.

“Dueli televiziv është mjet i mirë për ballafaqim gjatë zgjedhjeve. Unë shpresoj se Zaev do të merr guxim dhe do të dalë në duel televiziv. Unë tashmë kam pranuar disa oferta dhe jam në dispozicion”, tha Mickoski.

Kjo është ftesa e dytë e kreut të OBRM-PDUKM-së për debat televiziv me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Ai gjatë ditës së djeshme ftoi Zaevin në debat publik edhe në Kanal 5 edhe në TV Alfa.

Nga LSDM njoftuan se kryetari i tyre, Zoran Zaev do të merr pjesë në çdo debat ndërsa gjatë 11 viteve të OBRM-PDUKM-së një gjë e tillë as që është paramenduar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat