Pas 12 marsit, LSDM do t’i publikojë emrat e kandidatëve për deputetë

Maqedonia

Pas 12 marsit, LSDM do t’i publikojë emrat e kandidatëve për deputetë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Në LSDM ka filluar procedura rreth kandidimit të kandidatëve të ardhshme për deputetë, ndërsa bartësit e listave do të jenë të njohur në mars, kur duhet të mbahet kongresi i partisë.

Zëdhënësi Kostadin Kostadinov sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se kongresi duhet të mbahet prej 8 deri 12 mars dhe se nuk është falënderuese të spekulohet me informata të ndryshme.

“Procedura rreth kandidimit dhe evidentimit të kandidatëve të ardhshëm për deputetë gjithsesi ka filluar. LSDM-ja jep mundësi që nga qelizat e fundit të funksionimit partiak, e ato janë këshillat vendorë, të propozojnë kandidatë të tyre nga vendet prej ku ata janë dhe si parti e hapur, japim mundësi për të gjithë të cilët i njohin politikat e LSDM-së që me rrugë të vetkandidimit të parashtrojnë kandidatura në parti”.

“Rreth bartësve të listave do të presim kur të vijë radha e Kongresit të LSDM-së, i cili është organi më i lartë i vendosjes në parti, të informoheni, para kësaj nuk do të ishte falënderuese dhe do të ishte joparimore nga një parti me përgjegjësi të spekulojë me çfarëdo informata”, tha Kostadinov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat