Maqedoni, Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron bllokim të rrugëve - Bota Sot
Maqedoni, Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron bllokim të rrugëve

Maqedonia

Maqedoni, Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron bllokim të rrugëve

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 18:10

Lëvizja kundër bixhozit është e dëshpëruar që Kuvendi para se të shpërndahet nuk arriti t’i miratojë propozim-ndryshimet e ligjit për lojërat e fatit. Ata paralajmërojnë masa më radikale, protesta dhe bllokim të rrugëve, por tashmë kanë edhe kërkesa më radikale.

OBRM-PDUKM dhe LSDM deri në momentin e fundit nuk u prononcuan cili është qëndrimi i tyre rreth kërkesës për dislokimin e këtyre objekteve 3 kilometra larg vendbanimeve. Propozim-ndryshimet që i propozoi BDI-ja as që arritën të futen në debat parlamentar.

Propozimi i ri i Lëvizjes kundër bixhozit do jetë që sipas shembullit të Shqipërisë, të mbyllen plotësisht kazinotë e bastoret.

Autoritetet në Shqipëri në fillim të vitit të kaluar ia vunë drynin dyerve të kazinove dhe bastoreve. Atje u mbyllën 4300 lokale të tilla, ndërsa sipas ndryshimeve ligjore në Shqipëri, çdo kazino ose bastore që do tentojë të punojë në mënyrë të paligjshme, do trajtohet si parcelë me marihuanë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat