Milloshoski dorëzon në Prokurori incizimin e dytë për Zaevin

Maqedonia

Milloshoski dorëzon në Prokurori incizimin e dytë për Zaevin

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:27
Antonio Milloshovski

Deputeti i opozitares, VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski ka dorëzuar në Prokurori audio materialin e dytë lidhur me ish kryeministrin Zoran Zaev. Ai tha se tani në radhë është Prokuroria, që sipas tij do të ishte mirë që ky institucion të thërret ish kryeministrin Zaev që edhe ai të jep dëshminë e tij.

Milloshovski shtoi se në atë audio incizim dëgjohet zëri i Zaevit, derisa ndikon në gjyqësor dhe Prokurori.

“Sot atë që e posedoja si material, transkripte dhe audio incizime të ndërlidhura me ish kryeministrit Zoran Zaev, ku dëgjohet zëri i tij se si bisedon për ndikime në gjyqësor dhe Prokurori, i dorëzova sot tek prokurorja Ruskoska. Nga ana e saj u tha se ky material do të përpunohet për të pa se sa është relevant”, tha Milloshovski,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat