Maqedoni, përfundon ndërtimi i gazsjellësit primar, gati deri në fund të këtij viti

Maqedonia

Maqedoni, përfundon ndërtimi i gazsjellësit primar, gati deri në fund të këtij viti

Më: 7 mars 2020 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Ndërtimi i naftësjellësit primar në vend është nga fundi dhe mbetet të ndërtohen edhe tridhjetë kilometra të gazsjellësit magjistral Negotinë-Manastir dhe Shkup-Gostivar me një degë për Tetovë.

Për ndërtimin e papenguar të sistemit kombëtar gazsjellës, në gjatësi të përgjithshme prej 204 kilometrave, në periudhën e ardhshme janë siguruar mjete financiare në shumë prej 90 milionë euro përmes kredisë nga bankat
komerciale dhe është përgatitur dokumentacioni i domosdoshëm.

Tashmë 100 për qind është realizuar aksi Bllok stacioni 5 – Negotinë në gjatësi prej 36 kilometrave me stacione matëse Shtip dhe Negotinë. Ndërtimi i tij filloi në vitin 2016, ndërsa pritet dorëzim-pranimi dhe pranimi teknik të përfundojë në tremujorin e parë të këtij viti.

Deri më dhjetor të vitit 2019 kanë përfunduar 80,76 për qind e punëve për ndërtimin e aksit Negotinë – Manastir në gjatësi prej 92 kilometrave me stacione matëse Zona industriale Kavadar, Prilep dhe Manastir. Ndërtimi i këtij aksi filloi në tremujorin e parë të vitit 2017, ndërsa pritet të përfundojë në tremujorin e katërt të këtij viti.

Realizim më të vogël prej 56,91 për qind deri në dhjetor të vitit të kaluar ka në aksin Shkup-Tetovë, ndërsa në përbërje të tij janë stacionet matëse Tetovë dhe Gostivar. Ndërtimi filloi në tremujorin e katërt të vitit 2016, ndërsa duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Sipas drejtorit të Resurseve Nacionale Energjetike (RNE) Bajram Rexhepi, nëse vazhdon dinamika tashmë e vendosur e ndërtimit së shpejti duhet të ndërtohen linjat gazsjellëse dhe të fillojë kontrolli i rregullsisë teknike. Pret që deri në fund të vitit gazsjellësit të jenë funksional dhe të fillojnë të rrjedhin sasitë e para të gazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat