Maqedoni, çmimet e produkteve ushqimore mbeten të larta

Maqedonia

Maqedoni, çmimet e produkteve ushqimore mbeten të larta

Më: 21 mars 2020 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Edhe përkundër ankesave të qytetarëve dhe vendimit të Qeverisë që marketet dhe tregjet të mos keqpërdorin me çmimet e produkteve më të kërkuara në këtë periudhë, sërish çmimet mbeten të larta. Çmimi i limonit në treg gjendet me 150 denarë, ndërsa nëpër markete edhe deri në 185 denarë. Qytetarët kërkojnë që institucionet përkatëse të marrin masa konkrete:

Të them sinqerisht, unë dëgjova se këto produktet e frutave jugore siç u thonë se do të stabilizohen por shoh edhe në tregje edhe në markete, 170 është kilogrami ndërsa këtu ndër 140 nuk është. Të tjerat janë mirë vetëm limoni është më i shtrenjtë.

Limoni sa ishte 86, tani është 140 denarë.

Krahasuar me periudhën e para epidemisë është shumë më i shtrenjtë, tre herë më shumë është shtrenjtuar, duhet të kufizohet.

“120 denarë, 150 denarë limoni, me çka me e blerë be dost”.

Edhe pse nuk dëshironin që të flasin para kamerës, tregtarët thonë se fajtor për rritjen e çmimit të limonit janë ata që e distribuojnë. Sipas tregtarëve, me shumicë një kilogram limon kushton rreth 135 denarë. Ndërsa qytetarët thonë se nëpër markete, rritjet e çmimeve vazhdojnë edhe për të gjitha produktet tjera

Janë të rritura çmimet, në shitore të ndryshme ka dallime të çmimeve. Por gjithçka çmimi është rritur.

Domatja 100 denarë, sallata 60 denarë.

Diçka ka të rritura, vaji për 9 denarë para disa ditëve, kafja.

Megjithatë, sot vërehet fluks më i ulët i qytetarëve nëpër super markete, krahasuar me ditët e para kur filluan masat kundër Virusit Korona. Në shumicën e shitoreve respektohet pritja e radhës jashtë. Qytetarët ankohen edhe për mungesën e maskave dhe dorezave. Edhe ato pak që gjenden janë më çmim dhjetë fish më të lartë.

“Në të gjitha vendet ku janë barnatoret kërkojmë nuk ka. Maska me çfarë çmimi keni parë? 30 denarë, eja të hyjmë unë ju them ndër sy, 30 denarë. 3 denarë kanë qenë 30 denarë janë edhe nuk ka.

Në më shumë barnatore dhe markete të ndryshme në të cilat u interesuam, na thanë se maska dhe doreza nuk kanë, ndërsa presin që të furnizohen së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat