​Fëmija dy vjeç, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
​Fëmija dy vjeç, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

​Fëmija dy vjeç, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Më: 23 mars 2020 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e Institutit të Shëndetit Publik, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është një fëmijë dyvjeçar ndërsa pacienti më i vjetër është i moshës 91-vjeçe.

Në raportin e detajuar ditor të Institutit për Shëndet Publik, thuhet se “mosha e pacientëve varion nga 2 deri në 91 vjet (mesatarisht 42.2 vjet), dhe shumica e pacientëve (23 për qind) janë midis moshës 30 dhe 39 vjeçe”.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në vend, respektivisht prej 136 personave, 66 pacientë janë të gjinisë mashkullore kurse 70 janë të gjinisë femërore .

27 nga 136 pacientët, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë sëmundje kronike, 17 prej të cilave kanë sëmundje kardiovaskulare, 5 sëmundje kronike në mushkëri, dhe nga tre pacientë kanë diabet, sëmundje kronike në veshka dhe hipotiroidizëm, k urse një pacient është me sëmundje neuromuskulare.

Deri më tani, sipas Institutit, janë infektuar 9 persona nga personeli mjekësor.

Sipas kategorizimit të rrezikut të OBSH-së, vlerësohet se:

Dibra është në fazën 4 (transmetimi i gjerë i komunitetit).

Shkupi është në fazën 4 (transmetim i gjerë i komunitetit).

Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë në fazën 2 (raste sporadike)

Deri sot pasdite kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 22 persona të rinj, prej të cilëve 16 janë gra dhe 6 burra. Shumica e tyre janë në moshën 50-59 vjeçe.

Dy prej tyre janë shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër janë në trajtim shtëpiak.

Nga këta 22 persona, 15 tashmë kanë pasur kontakte me një person tashmë të infektuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat