S’ka udhëtime me tren gjatë kësaj jave në Maqedoni

Maqedonia

S’ka udhëtime me tren gjatë kësaj jave në Maqedoni

Më: 26 mars 2020 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Trenat për udhëtarë nuk do të qarkullojnë gjatë kësaj fundjave.

Pasi Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje mori vendim që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve të shtunën dhe të dielën, “Hekurudha Transport” ndryshoi itinerarin.

“Përjashtim do të jenë vetëm trenat, 661 nga Kërçova dhe 645 Velesi, të cilat të shtunën në mëngjes mbërrijnë në Shkup, pasi do të qëndrojnë në qytetet e theksuara, dhe të cilat do të qarkullojnë sipas itinerarit të datës 23.03.2020”, bëjnë të ditur nga ‘Hekurudhat Transport’.

Ata shtojnë se nga dita e hënë, treno 661 nga Kërçova nuk do të qarkullojë, sepse natën paraprake nuk do të qarkullojë asnjë tren për shkak të orës policore.

Trenat e tjerë, nga e hëna, gjatë ditëve të punës, do të qarkullojnë sipas itinerarit të publikuar në 23 të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat