LSDM: Mickoski dhe partia e tij të heqin dorë nga financimi, të ndalojnë me përpjekjet e tyre për të përfituar nga kriza

Maqedonia

LSDM: Mickoski dhe partia e tij të heqin dorë nga financimi, të ndalojnë me përpjekjet e tyre për të përfituar nga kriza

Më: 29 mars 2020 Në ora: 10:27
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “kur shteti maksimalisht po investon të gjitha kapacitetet kadrovike dhe teknike për të parandaluar përhapjen e virusit të rrezikshëm, Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM vazhdojnë më përfitimin politik dhe financiar”.

Sipas tyre është tepër joserioze që OBRM-PDUKM po shfrytëzon çdo moment për përfitime partiake dhe se Mickoski disa herë gjatë kësaj periudhe ka demonstruar jokonstruktivitet, mosdije dhe krijim të lajmeve të rreme vetëm, siç thonë nga LSDM, t’i dëmtojë institucionet shtetërore dhe përkushtimin e tyre maksimal.

“Me një sjellje të tillë, Mickoski edhe një herë tregon se interesat personale dhe partiake janë shumë më të rëndësishme se shëndeti i qytetarëve, se sa gjendja ekonomike në shtet. Në vend që të tentojnë të përfitojnë politikisht nga kriza me coronavirtusin, Mickoski dhe OBRM-PDUKM të heqin dorë nga financimi i partisë nga buxhet”, shprehen nga LSDM.

Ata thonë se me këto para duhet të shkojnë te fondi për parandalimin me coronavirusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat