Varhelyi: BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimorë së bashku kundër coronavirusit

Maqedonia

Varhelyi: BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimorë së bashku kundër coronavirusit

Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:02
Oliver Varhelyi

Të gjashtë partnerët e BE-së nga Ballkani Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në një marrëveshje të përbashkët për blerje të pajisje mjekësore dhe pajisje të tjera për t’u marrë me coronavirusin, tha sot Komisioneri Evropian për Zgjerimi, Oliver Varhelyi.

“Së bashku luftojmë kundër coronavirusit. Jam i kënaqur që të gjashtë partnerët në Ballkanin Perëndimor kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në marrëveshjen e përbashkët për blerje, ndërsa katër deri më tani kanë miratuar propozimin për “linjë të gjelbër” që do të sigurojë rrjedhën e ushqimit dhe ilaçeve”, shkruan në Twitter Varhelyi.

Më herët Bashkimi Evropian ka ndarë 66 milionë euro për Maqedoninë e Veriut për ballafaqim me gjendjen e coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat