Filipçe: Dy persona kanë ndërruar jetë, në Kumanovë 11 punonjës të shëndetësisë janë infektuar me coronavirus

Maqedonia

Filipçe: Dy persona kanë ndërruar jetë, në Kumanovë 11 punonjës të shëndetësisë janë infektuar me coronavirus

Më: 3 prill 2020 Në ora: 17:30
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në koherencën e sotme për shtyp konfirmoi se sot ka dy viktima nga coronaviursi në vend. Njëri pacient është nga Kumanova, i moshës 70 vjeçare dhe vuante nga disa sëmundje, ndërkohë që akoma priten rezultatet e testit për të parë nëse ka qenë i prekur edhe nga coronavirusi. Ndërsa pacienti tjetër është i moshës 68 vjeçare, nga një fshat i rrethit të Tetovës i cili më herët vuante nga shtypja e lartë e gjakut.

Ministri informoi se sot janë regjistruar edhe 46 raste të reja me coronvirus. Sipas qyteteve nga rastet e reja: Shkup-13, Kumanovë-23, Dibër-2, Prilep-1, Tetovë-2, Veles-2, Gostivar-1 dhe Gjevgjeli-2. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi arrin në 430.

Flipçe tha se sot kanë dalë nga spitali tre persona, pasiqë të tre ishin me teste negative për coronavirus.

Ministri gjithashtu informoi se 10 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ministri gjithashtu konfirmoi se në Kumanovë ka 11 punonjës të shëndetësisë që janë pozitiv me coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat