LSDM: Qeveria zbaton masa prej 200 milionë eurove për ruajtjen e çdo vendi të punës

Maqedonia

LSDM: Qeveria zbaton masa prej 200 milionë eurove për ruajtjen e çdo vendi të punës

Më: 6 prill 2020 Në ora: 12:08
Foto Ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se pakoja e masave ekonomike e qeverisë është në vlerë prej 200 milionë eurove dhe ka për qëllim zbutjen e pasojave ekonomike, të shkaktuara nga coronavirusi.

Nga LSDM thonë se pakot përfshijnë ndihmë për të paktën 250.000 punëtorë dhe rreth 35.000 kompani, që është pothuajse 50 për qind e personave të regjistruar juridikë në sektorin privat.

“Masat ekonomike ofrojnë ndihmë për punëtorët, ekonominë, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, dyqanet, artizanët, sportistët dhe artistët dhe të gjithë qytetarët që janë pjesë e ekonomisë informale. Ruajtja e çdo vendi të punës është thelbësore dhe për këtë arsye janë siguruar 14.500 denarë të ardhura për të gjithë ata që do të preken nga kriza. Sipas parimit të solidaritetit, funksionarët e institucioneve shtetërore dhe publike do të marrin një pagë minimale prej 14.500 denarë në dy muajt e ardhshëm”, thonë nga LSDM.

LSDM thekson se askush nuk është vetëm dhe askush nuk do të harrohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat