Maqedoni, është kufizuar importi i maskave mbrojtëse, 20 për qind nga prodhimi ditor në depo

Maqedonia

Maqedoni, është kufizuar importi i maskave mbrojtëse, 20 për qind nga prodhimi ditor në depo

Më: 6 prill 2020 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Qeveria sot solli vendim për kufizim të importit të operatorëve ekonomikë dhe prodhuesve të maskave mbrojtëse nga shteti në sasi e cila nuk do të tejkalojë 80 për qind të prodhimit ditor mesatar të maskave mbrojtëse nga letra, vata celuloze apo fijet celuloze dhe maskat plastike me filtër tekstili.

“Operatorët ekonomikë dhe prodhuesit e maskave mbrojtëse gjatë çdo importi të maskave mbrojtëse drejt deklarimit doganor janë të obligueshëm të parashtrojnë deklaratë nga eksportuesi dhe prodhuesi se në çdo moment në depo disponojnë me 20 për qind të prodhimit mesatar ditor të maskave mbrojtëse, e cila sasi është e dedikuar kryesisht për nevojat e tregut vendor”, informoi shërbimi qeveritar për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë.

Është miratuar plotësim i Vendimit për masa për parandalim të futjes dhe përhapjes së koronavirusit KOVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat