Pendarovski-Stoltenberg: Me bashkim të forcave për ballafaqim me coronavirusin

Maqedonia

Pendarovski-Stoltenberg: Me bashkim të forcave për ballafaqim me coronavirusin

Më: 7 prill 2020 Në ora: 18:21
Presidenti Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot në një bisedë telefonike deklaruan se ekziston nevoja për bashkimin e forcave dhe theksimi i solidaritetit mes aleatëve, në mënyrë që të ballafaqohen me sukses me krizën që ka jo vetëm një dimension shëndetësorë, por edhe një dimension shoqëror dhe ekonomik.

Presidenti Pendarovski, siç thuhet në deklaratën e kabinetit, falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm për mirëseardhjen e ngrohtë dhe të sinqertë të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke theksuar se anëtarësimi në aleancën më të madhe të sigurisë për ne është një nxitje për zhvillim të mëtutjeshëm dhe një kontribut domethënës për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Presidenti Pendarovski informoi Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg për situatën me parandalimin dhe trajtimin e pasojave të pandemisë së Covid-19 në Maqedoninë e Veriut dhe aktivitetet e ndërmarra nga institucionet kompetente.

Pendarovski informoi se disa shtete anëtare të NATO-s tashmë kanë ofruar ndihmë për Maqedoninë e Veriut, duke mbështetur në praktikën e aleancës në trajtimin e krizës globale siç është pandemia e Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat