Maqedoni: Të punësuarit në sektorin publik të cilët nuk punojnë, nuk do të shfrytëzojnë pushimin vjetor të vitit të kaluar

Maqedonia

Maqedoni: Të punësuarit në sektorin publik të cilët nuk punojnë, nuk do të shfrytëzojnë pushimin vjetor të vitit të kaluar

Më: 7 prill 2020 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë në seancën e saj të radhës miratoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik për periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas këtij dekreti punonjësit të cilët nuk kanë shfrytëzuar pushimin e vitit kalendarik 2019, do t’u konsiderohet si e shfrytëzuar

“Rregullorja përcakton që punonjësit në sektorin publik të cilët janë të liruar nga puna dhe kryerja e detyrave të punës dhe punës, në përputhje me masat për mbrojtje kundër përhapjes dhe parandalimit të koronavirus Covid – 19, pjesa e papërdorur e pushimit vjetor nga viti kalendarik 2019 konsiderohet e përdorur.

Përjashtim nga ky Dekret bëjnë pjesë punonjësit e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mbrojtjes – Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, institucioneve shëndetësore publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, doganierët, zjarrfikësit, shërbimet e inspektimit, si dhe personat që punojnë në shtëpitë e pleqve, të cilët ditët e pashfrytëzuar të pushimit vjetor për vitin 2019, do të mund t’i shfrytëzojnë deri më 31 dhjetor 2020, në përputhje me nevojat e procesit të punës dhe bazuar në miratimin e personit drejtues në Ministri”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat