Maqedoni, aktivistët do të mund të ushqejnë kafshët endacak gjatë orës policore

Maqedonia

Maqedoni, aktivistët do të mund të ushqejnë kafshët endacak gjatë orës policore

Më: 15 prill 2020 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Gjatë kësaj fundjave, ku do të ketë orë policore të plotë, aktivistët do të mund t’i ushqejnë dhe të kujdesen për kafshët endacakë për dy orë në ditë, në kushte të lëvizjes së kufizuar.

Ky vendim u mor sot në Shtabin e Krizës, ndërsa vetëm qytetarët që janë anëtarë të shoqatave të regjistruara do të kenë të drejtë për të.

“Çdo shoqëri e regjistruar për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, është e nevojshme deri më 16 prill, jo më vonë se ora 12:00, të paraqesë një formular të plotësuar në Qytetin e Shkupit, për maksimum pesë anëtarë të shoqatës”, thuhet në deklaratë.

Për shoqatat e regjistruara në qytete të tjera, formulari do të duhet të dorëzohet në Shtabin e Krizave Komunale brenda të njëjtit afat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat