Shkup: Foshnja e një nëne të infektuar, nuk ka coronavirus

Maqedonia

Shkup: Foshnja e një nëne të infektuar, nuk ka coronavirus

Më: 17 prill 2020 Në ora: 18:47

Foshnja e cila lindi më 14 prill në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë – Shkup, nëna e së cilës është infektuar me coronavirus, ka rezultuar negativ për Covid-19.

Informacionin e kumtuan nga Klinika, ndërkaq shtojnë se edhe nëna edhe foshnja janë lëshuar në mjekim shtëpiak në gjendje të mirë shëndetësore.

“Të martën në mbrëmje në Klinikën e Gjinekologjisë është sjellë pacientja 28-vjeçare, për të cilët mbrëmë arritën rezultatet për Covid-19. Pacientja nuk ka pasur simptome të coronavirusit dhe ka lindur në mënyrë spontane, por për shkak se është e rajonit të Kumanovës, me të që nga fillimi i pranimit është vepruar si ndaj pacientëve nga rajonet me rrezik dhe sipas të gjitha protokolleve i është marrë strisho për Covid-19”, njoftuan nga Klinika e Gjinekologjisë.

Ata shtojnë se strishoja foshnjës i është marrë pasi nëna ka dalë pozitive me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat