Dibra më e qëndrueshmja në respektimin e vendimit për ndalesë të lëvizjes

Maqedonia

Dibra më e qëndrueshmja në respektimin e vendimit për ndalesë të lëvizjes

Më: 20 prill 2020 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Sipas statistikës së policisë të Sektorit për Punë të Brendshme – Ohër, banorët e Dibrës janë më konsistent në respektimin e ndalesës për lëvizje gjatë zbatimit të masave për kufizim të lëvizjes dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e koronavirusit të ri.

Kjo krahasuar me banorët e komunave të tjera, të cilat i mbulon Sektori, Ohër, Strugë dhe Kërçovë, gjegjësisht rajonet të cilat i mbulojnë Departamentet për Punë të Brendshme nga qytetet e përmendura.

“Duhet të theksohet konsistenca e qytetarëve të Dibrës dhe lagjet përreth për respektimin e tyre të disiplinuar të masave dhe udhëzimeve të rekomanduara lidhur me parandalimin e përhapjes së Kovid-19. Në Dibër, nga vendosja e masës për ndalesë të lëvizjes dhe tubimeve grupore, do të thotë më shumë se një muaj, nuk ka prishje të rendit dhe qetësisë publike, nuk ka aksidente dhe vjedhje dhe ka pasur një numër të vogël të shkeljeve të vendimit për ndalesë të lëvizjes, për çfarë Departamenti i Punëve të Brendshme i Dibrës ka parashtruar kallëzim penal në pajtim me nenin 206 të Kodit Penal “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, deklaroi për MIA-n, Stefan Dimovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme – Ohër.

Duke shprehur mirënjohje të sjelljes së ndërgjegjshme dhe bashkëpunimit me nëpunësit policorë, Dimoski bëri apel edhe më tej rreptësisht të respektohen masat dhe udhëzimet e rekomanduara lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ndërsa të gjithë personat juridikë dhe fizikë rreptësisht t’u përmbahen udhëzimeve të nëpunësve policorë.

Në orën e vazhduar policore nëpër rrugët në të dyja komunat janë zë zbrazura. Rrallë mund të shihet vetëm ndonjë bujk me mekanizimin e nevojshëm për kryerjen e të mbjellave pranverore, automjete të personave të cilët kanë leje për këtë, si dhe nëpunës policorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat