Filipçe: Mbulimi i gojës dhe hundës është mbrojtje kyçe

Maqedonia

Filipçe: Mbulimi i gojës dhe hundës është mbrojtje kyçe

Më: 22 prill 2020 Në ora: 19:56
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se me këtë zbutje të masave për lëvizje në kombinim të mbajtje së maskës mbrojtëse, në fakt do të thotë forcim i masave parandaluese.

“Mbulimi i gojës dhe hundës në rast kur nuk mund të mbahet distancë, duhet të jetë parandalim kyç nga përhapja e coronavirusit”, tha Filipçe.

Ai thotë duhet të respektohen masat që të mirëmbahet rritja lineare e pacientëve.

“Me këtë sistemi shëndetësor e amortizon numrin e të infektuarve, dhe të gjitha masat që i sjellim janë me rekomandime nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe të argumentuara”, tha Filipçe duke shtuar se na mbetet neve që të përshtatemi dhe t’i respektojmë këto masa./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat