Haraçinë, një person vret bashkëshorten e tij

Maqedonia

Haraçinë, një person vret bashkëshorten e tij

Më: 29 prill 2020 Në ora: 17:40
Foto Ilustrim

Një grua 36 vjeçare ka mbetur e vrarë në shtëpinë e saj nga bashkëshorti.

Gjatë orës së pasdites raste është paraqitur ndërsa kryesi tashmë është privuar nga liria. Deri tani nuk dihet arsyeja e vrasjes.

“Në orën 12:45 në stacionin policor Haraçinë është denoncuar se A.N (1980) k a vrarë bashkëshorten e tij B.N (1984) në shtëpinë e tij. Kryesi është arrestuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas këqyerjes së ngjarjes nga policia, do të bëhet e ditur se në çfarë mënyrë është kryer vrasja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat