Maqedoni: Nuk dihen detajet për dënimet e mosrespektimit të masave gjatë pandemisë

Maqedonia

Maqedoni: Nuk dihen detajet për dënimet e mosrespektimit të masave gjatë pandemisë

Më: 8 maj 2020 Në ora: 19:44
Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë mori vendim ku maska mbrojtëse, shalli apo fasuleta janë të detyrueshme si masë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Ngjarja e djeshme në Strugë ngriti reagimi në opinion për shkak se mund të vërehej qartë shkelja e masave, përfshirë këtu edhe mosmbajtjen e maskave.

Nga MPB nuk japin detaje nëse ka dënime dhe nëse ka sa janë ato dënime dhe nga këtu hapen dilemat se një masë e tillë është vetëm populliste.

Për çdo mosrespektim të këtij vendimi është paraparë 20 euro dënim për çdo person fizik dhe 2000 euro dënim për firmat që nuk kanë siguruar maska mbrojtëse për punëtorët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat