Arrestohen 18 persona për mosrespektim të orës policore në Maqedoni

Maqedonia

Arrestohen 18 persona për mosrespektim të orës policore në Maqedoni

Më: 9 maj 2020 Në ora: 11:28
Ilustrim

Njëzet e shtatë persona nuk kanë respektuar ndalimin e lëvizjes në 24 orët e kaluara, tetëmbëdhjetë prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy nuk kanë respektuar masën e vetizolimit, thonë nga Ministria e Brendshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, policia arrestoi 18 persona për mosrespektim të orës policore, ndërsa për personat e tjerë u janë marrë të dhëna dhe do të pasoj masat të përshtatshme.

Në territorin e të gjithë vendit gjatë 24 orëve të kaluara u morën vendime për izolim të 44 personave, ndërsa 27 persona kanë nënshkruar deklaratat për vetizolim.

Policia ka kryer inspektime tek personat në izolim dhe vetizolim, dhe u konfirmua se dy persona nuk e respektuan masën për vetizolim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat