Maqedoni e Veriut: Polici e plagos vetën me armë zyrtare

Maqedonia

Maqedoni e Veriut: Polici e plagos vetën me armë zyrtare

Më: 11 maj 2020 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 09:40 në Sektori i Punëve të Brendshme është raportuar se në një parking para një objekti hotelierik në rrugën “Falanga Maqedonase” në Manastir, një polic pa dashje ka qëlluar me një plumb nga pistoleta e tij zyrtare, duke e lënduar veten.

Polici i plagosur është transferuar në Klinikën “Nënë Tereza”, nga ku është konstatuar se ka marrë lëndime të rënda trupore.

SPB Manastir ka kryer hetime në vendngjarje.

Për ngjarjen është informuar Prokuroria Publike dhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat