Raporti për punën “online” të shkollave, së shpejti

Maqedonia

Raporti për punën “online” të shkollave, së shpejti

Më: 17 maj 2020 Në ora: 16:02
Mësimi online

Udhëheqësit e shkollave do të mbajnë përgjegjësi për çdo lëshim që është bërë gjatë realizimit të procesit mësimor online në këtë periudhë të jashtëzakonshme. Kështu thonë  nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit duke shtuar se nga e hëna do të publikohet një raport vlerësues mbi punën e shkollave dhe mësimit nga distanca. Të dhënat në këtë raport kanë për bazë kontaktet online që inspektorët kanë zhvilluar me përfaqësuesit e shkollave.

“Nga kontaktet online që kemi zhvilluar me përfaqësuesit e shkollave, kryesisht jemi të kënaqur me procesin mësimor online. Mirëpo, kontrolle fizike në shkolla gjithashtu  do të kryhen pas përfundimit të pandemisë. Inspektorët e Arsimit do të vizitojnë të gjitha shkollat në vend ku detajisht do të kontrollojnë gjithë evidencën e aktiviteteve të mësimit online. Madje, do të kërkohet edhe përgjegjësi nga drejtorët e shkollave për lëshimet eventuale gjatë realizimit të procesit arsimor online”, theksojnë nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.

 Ndërkohë, nxënësit e arsimit fillor po vazhdojnë të përballen me vështirësi të ndryshme derisa po zhvillojnë mësimin nga distanca. Më vështirë, thonë se e kanë nxënësit nga klasa e gjashtë e deri në të nëntën, të cilët  duhet të kryejnë detyrat pa dëgjuar shpjegimet e mësimdhënësve.

“Detyrat i marrim prej te veb faqja e shkollës, aty i publikojnë detyrat por është shumë e vështirë. Sepse pa shpjeguar arsimtari detyrat nuk mund t’ju përgjigjemi. E kemi vështirë t’i kuptojmë detyrat. Ka ndodhë që në lëndë të caktuara nuk kanë nxjerr aspak detyra”.

Disa nga nxënësit madje thonë se në lëndë të caktuara nuk kanë punuar asnjë njësi mësimore.

“Lëndët që kemi punuar më shumë detyra janë gjuhë shqipe e matematikë, kemi çel grup dhe I dërgojmë aty. Ndërsa to lëndë që nuk I kanë publiku janë maqedonishtja, plot të tjera”. Ka edhe maqedonishtja, edhe disa lëndë tjera që nuk ia kanë nxjerr në faqen e shkollës”.

Në shkollat e vendit, mësimi online po zbatohet përmes platformave të ndryshme varësisht zgjedhjes që kanë bërë mësimdhënësit. Jashtë këtij procesi kanë mbetur edhe një numër i caktuar i nxënësve, prindërit e të cilëve janë në pritje të kartelave për internet mobil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat