Maqedoni: Karantina shtetërore për personat që kthehen nga jashtë, zëvendësohet me izolim shtëpiak - Bota Sot
Maqedoni: Karantina shtetërore për personat që kthehen nga jashtë, zëvendësohet me izolim shtëpiak

Maqedonia

Maqedoni: Karantina shtetërore për personat që kthehen nga jashtë, zëvendësohet me izolim shtëpiak

Më: 22 maj 2020 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 56-të ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin për zbatimin e karantinës së detyrueshme shtetërore për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut që kthehen nga jashtë me fluturime humanitare ose konvoj.

Me ndryshimet e fundit, personat që paraqesin dokument që kanë realizuar PCR-test për coronavirus (Covid-19) në 72 orët e fundit para se të hynë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore do të futen në vetizolim të detyrueshëm shtëpiak.

Në këtë seancë gjithashtu u morë vendim që ditën e diel karantina të fillojë nga në ora 11:00 dhe do të zgjas deri ditën e martë në orën 05:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat