Kopshtet në Maqedoni do të hapen në muajin qershor - Bota Sot
Kopshtet në Maqedoni do të hapen në muajin qershor

Maqedonia

Kopshtet në Maqedoni do të hapen në muajin qershor

Më: 22 maj 2020 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce informoi se skriningu kopshteve do të përfundojë javën e ardhshme, duke njoftuar se institucionet e fëmijëve do të fillojnë të punojnë në fillim të qershorit.

“Skriningu duhet të përfundojë këtë javë, ndërsa që nga java e ardhshme, kopshtet do të fillojnë të funksionojnë, rreth fillimit të qershorit”, tha Filipçe në një intervistë për Televizionin 24.

I pyetur kur ishte planifikuar hapja e kufijve, ministri theksoi se kjo pritej në mes të korrikut.

“Hapja e kufijve pritet në mes të korrikut, një periudhë e arsyeshme kur mund të hapen kufijtë”, tha Filipçe, duke apeluar që njerëzit mund të shkojnë kudo, nëse respektojnë masat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat