Nga dita e martë hapet Kopshti Zoologjik i Shkupit

Maqedonia

Nga dita e martë hapet Kopshti Zoologjik i Shkupit

Më: 24 maj 2020 Në ora: 13:15
Kopshti Zoologjika - Shkup

Kopshti Zoologjik i Shkupit nga dita e martë përsëri do të jetë e hapur për vizitorët.

Për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe masave qeveritar për parandalimin e përhapjes së virusit, Kopshti Zoologjik u mbyll në mes të muajit mars.

Nga ky kopsht thonë se vizitorët duhet t’u përmbahen protokolleve të reja gjatë vizitës.

“Mbajtja e maskave është e obligueshme edhe pse bëhet fjalë për hapësirë të hapur, ndërsa gjatë shëtitjes në kopsht, vizitorët duhet të mbajnë largësinë mes tyre. Gjithashtu është e ndaluar rreptësisht dhënia e ushqimit të kafshëve dhe afrimi ndaj tyre”, shprehen nga Kopshti Zoologjik i Shkupit.

Nga atje thonë se do të punohet prej orës 9 deri në ora 18:00, ndërsa numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat