Koronavirusi, rritet numri i të infektuarve

Maqedonia

Koronavirusi, rritet numri i të infektuarve

Më: 24 maj 2020 Në ora: 15:50
Foto Ilustrim

Mbi 11% e të testuarve në 24 orët e fundit rezultuan pozitiv në testin për Koronavirus. Nga 320 të testuarit, të infektuar rezultuan 36 qytetarë, prej të cilëve 12 nga Shkupi, 8 nga Kumanova, 7 nga Tetova, 4 nga Struga dhe nga 2 persona në Ohër, Shtip dhe Prilep.

Pos tyre, nga skriningu ndaj 188 personave, një i punësuar në një shtëpi për pleqtë në Shkup ka rezultuar pozitiv.

Listës së të shëruarve iu shtuan edhe 11 persona, prej të cilëve 7 nga Prilepi dhe nga 2 nga Velesi e Shkupi.

Të dhënat javore tregojnë rritje të infektimeve ditore në Kumanovë. Nga 0 raste të reja të hënën dhe të martën, të dielën numri i rasteve të reja është 8.

Edhe Struga ka rritje të numrit të rasteve ditore, ashtuqë nëse numri i rasteve nga e mërkura e deri të shtunën ishte 0, të dielën është 4.

Në Tetovë pati një lëvizje të shifrave, 4 raste të hënën, 10 të enjten, 0 të shtunën dhe 7 raste të reja të dielën.

Numri i rasteve të reja ditore me COVID 19 nuk shënon rënie të dukshme as në kryeqytet, i cili është edhe qyteti me më së shumti të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat