Shërbimet administrative të MPB-së me orar të ri të punës

Maqedonia

Shërbimet administrative të MPB-së me orar të ri të punës

Më: 28 maj 2020 Në ora: 12:14
Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme vendos orar të ri të punës në selinë e Repartit për punë administrative në Shkup dhe në disa zyra tjera në nivel të qytetit, me qëllim të qasjes efikase dhe në kohë të qytetarëve deri te e drejta të dorëzojnë kërkesë për dhënie të dokumenteve personale.

Siç kumtoi MPB, duke filluar prej sot, çdo ditë pune nga e hëna deri të premten, orari i punës për shërbimet administrative Shkup në RTVM si dhe zyrat tjera në “Beko” dhe “Gjorçe Petrov” do të jetë me fillim nga ora 07:30-20:00, ndërsa në zyrat tjera për punë administrative në “Butel” dhe “Draçevë” orari i punës prej të hënën deri të premten do të jetë nga ora 10:00-18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat