Bujar Osmani: Tre të infektuar që i kam njohur tashmë kanë vdekur

Maqedonia

Bujar Osmani: Tre të infektuar që i kam njohur tashmë kanë vdekur

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 22:53
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani sot në ‘Click plus’ tha se “tre njerëz që unë i kamë njohur dhe me të cilët kam komunikuar, sot janë të vdekur si rezultat i coronavirusit”.

“Njëri prej tyre ka qenë i ri, ka qenë me shëndet të mirë, me karrierë të mirë dhe jetë të lumtur dhe me fëmijë të vegjël dhe humb jetën si pasojë e virusit. Fëmijët e tij do të jetojnë pa prindin e tyre si rezultat i coronavirusit”, tha Bujar Osmani.

Ai tha se qytetarët e Maqedonisë duhet të mësohen të jetojnë me maska dhe se nëse ka njerëz të cilët nuk besojnë se ekziston ky virus, atëherë është e kotë.

“Nëse nuk e keni vetëdijen për të kuptuar se kjo sëmundje ju vret juve dhe më të afërmit tuaj, atëherë gjithçka është e kotë”, tha OSmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat