Filipçe: Vdekshmëria nuk është më e larta në rajon, është shmangur skenari i Italisë - Bota Sot
Filipçe: Vdekshmëria nuk është më e larta në rajon, është shmangur skenari i Italisë

Maqedonia

Filipçe: Vdekshmëria nuk është më e larta në rajon, është shmangur skenari i Italisë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:00
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni në një intervistë për Al-Jazeera, ka folur në lidhje me coronavirusin dhe përhapjen e tij në vend.

Filipçe thotë se vdekshmëria në Maqedoni nga Covid-19 nuk është më e larta në rajon dhe se është shmangur skenari i Italisë.

“Epidemia është nën kontroll, ndërsa disa herë kam thënë se mendojmë kështu. Kemi pasqyrë detale, si dhe vlerësim të rrezikut të valës së fundit. Gjithë puna bëhet në mënyrë profesionale dhe ndërtojmë sistem të shkëlqyer në bashkëpunim me punëtorët shëndetësor. Vdekshmëria është më e larta në rajon”.

“Ne kemi mënyrën tonë autentike të evidentimit, për t’i mbrojtur njerëzit në rrethinën e tyre. Deri tani janë zbuluar 20 rast ‘post mortumm’. Jemi mirë të organizuar dhe kemi marrëdhënie të mirë me opinionin dhe kështu do të vazhdojmë”, thotë Filipçe.

Ai shton se ka dallim thelbësor në mes valës së parë dhe të dytë që ka kapluar vendin ditëve të fundit.

“Atëherë nuk e dinim çfarë na pret, nuk e dinim sa mund të përhapje virusi, kishte shumë të panjohura. Si dhe nuk e kemi ditur se mund ta ngrakojë sistemin shëndetësor virusi”, thotë Filipçe.

Ai sërish ju bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, protokollet për lëvizje dhe të mbajnë distancë fizike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat