LSDM: Mënyra e vetme që të përballemi me koronavirusin është respektimi i masave - Bota Sot
LSDM: Mënyra e vetme që të përballemi me koronavirusin është respektimi i masave

Maqedonia

LSDM: Mënyra e vetme që të përballemi me koronavirusin është respektimi i masave

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:29
LSDM

Respektimi i masave mbrojtëse, mbajtja e maskës apo shallit, mbajtja e distancës, higjiena dhe dezinfektimi mbeten mënyra e vetme, mekanizmi i vetëm me të cilin mund të mbrohemi nga koronavirusi si individë ashtu edhe si shoqëri.

Injorimi i virusit dhe mohimi se ai ekziston nuk do të ndihmojë në tejkalimin e gjendjes dhe zvogëlimin e numrit të të infektuarve.

Ekspertët e shëndetit monitorojnë nga afër situatën dhe propozojnë masa për mbrojtjen e shëndetit kolektiv dhe vendosjen nën kontroll të epidemisë bazuar në një analizë të situatës aktuale.

Me këtë situatë krize, të gjithë jemi të prekur, si individë dhe si shtet dhe të gjithë duhet të kontribuojmë në zgjidhjen e problemit.

Prandaj, politizimi i situatës, vendosja e krizës me koronavirusin në një kontekst tjetër, përveç shëndetit të qytetarëve, nuk do të ndihmojë. Kjo është sjellja e papërgjegjshme e VMRO-DPMNE-së dhe duhet të ndalet menjëherë.

Ekziston një ndryshim thelbësor midis valës së parë dhe kësaj, atëherë ne nuk dinim se çfarë të prisnim, në çfarë mase mund të përhapet virusi dhe sa mund të rëndohet sistemi shëndetësor.

Gjendja në sistemin shëndetësor, kapacitetet për kujdes të pacientëve, grupimet e njohura ku virusi po përhapet dhe të gjithë treguesit e tjerë sugjerojnë që sistemi i kujdesit shëndetësor është i organizuar dhe i përgatitur.

Jeta duhet të vazhdojë dhe kjo është arsyeja pse ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat për mbrojtje personale, ndërsa autoritetet të kontrollojnë respektimin e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat