Osmani: Korniza negociuese e BE-së do të publikohet më 9 dhe 10 qershor - Bota Sot
Osmani: Korniza negociuese e BE-së do të publikohet më 9 dhe 10 qershor

Maqedonia

Osmani: Korniza negociuese e BE-së do të publikohet më 9 dhe 10 qershor

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:11
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Bujar Osmani, deklaroi sot se, Korniza negociuese e BE-së, si projekt version do të publikohet më 9 dhe 10 qershor, së bashku me një raport të shkurtër për progresin e reformave.

Ai, gjatë vizitës që realizoi në Shtip, deklaroi që arritja e konsensusit për datën e zgjedhjeve nuk do të ndikojë në kornizën negociuese.

Osmani tha se pasi Komisioni Evropian ta publikojë projekt versionin e kornizës negociuese, vendet anëtare do t’i shprehin qëndrimet e veta nacionale dhe në fund bëjnë përpjekje të arrijnë konsensus.

“Pres dhe shpresoj që ky propozim të jetë neutral, për sa u përket qëndrimeve të shteteve të ndryshme anëtare, por do të bazohet më shumë në parimet e funksionimit të BE-së. Unë pres që, pasi të publikohet, secili vend, përfshirë edhe Bullgarinë, do të përpiqet të imponojë qëndrimin e tij kombëtar. Por jemi duke u koordinuar, ne i kemi konfirmuar qëndrimet tona shtetërore, çfarë do të donim dhe cili është versioni më i mirë. Si vend kandidat, ne nuk jemi në gjendje të ndikojmë në kornizën e bisedimeve, por do të lobojmë dhe punojmë”, tha Osmani.

Vendet e BE-së arritën më 24 mars, arritën marrëveshje politike për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat