Skrining 60 policëve të kontingjentit ndërkombëtar në Gjevgjeli

Maqedonia

Skrining 60 policëve të kontingjentit ndërkombëtar në Gjevgjeli

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Pasi një polic i kontingjentit hungarez, i cili ishte pjesë e policisë kufitare në kufirin tonë jugor, ka marrë rezultat pozitiv të Kovid-19 kur është kthyer në shtëpi, më 26 maj, në marrëveshje me komisionin shtetëror për sëmundje infektive vendosëm të zbatojmë skrining për të gjithë 60 policët e kontingjentit ndërkombëtar, konfirmoi sot në konferencë për shtyp epidemiologu Sashko Ollumçev, udhëheqës i NJR të Qendrës për Shëndet Publik në Gjevgjeli.

Duke marrë parasysh se nga policia hungareze nuk është dorëzuar imuniteti i policit pozitiv i cili ka qëndruar në kufirin tonë, është marrë vendim të gjithë 60 policët e kontingjentit ndërkombëtar të vendosen në izolim me marrjen e rezultateve të skriningut i cili duhet të zbatohet deri në fund të kësaj jave, sqaroi Ollumçev.

Edhe pse të gjithë policët kufitarë i kanë zbatuar masat për mbrojtje personale dhe kolektive për përhapjen e koronavirusit, epidemiologu Ollumçev u bëri apel të gjithë qytetarëve t’u përmbahen masave për mbajtjen e maskave mbrojtëse dhe dorezave nëse qëndrojnë në hapësira të mbyllura dhe ta ruajnë distancën sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat