Çulev: Vendimet e Qeverisë janë marrë pa argumente të mjaftueshme - Bota Sot
Çulev: Vendimet e Qeverisë janë marrë pa argumente të mjaftueshme

Maqedonia

Çulev: Vendimet e Qeverisë janë marrë pa argumente të mjaftueshme

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 18:09
Naqe Çulev

Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev, beson se vendit i duhen zgjedhje të ndershme dhe demokratike, por në momentin kur qytetarët do të dalin pa frikë për shëndetin e tyre dhe do të mbështesin atë për të cilin ata besojnë.

Në një intervistë për “Republika”, Culev tha se Ministria e Brendshme do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zgjedhje të ndershme dhe demokratike dhe bëri thirrje për arsyeshmëri në marrjen e ndonjë vendimi që do të rrezikonte shëndetin e qytetarëve dhe do të rrezikonte besueshmërinë e atyre zgjedhjeve.

Lidhur me karantinën 80-orëshe këtë fundjavë në qytete të caktuara, përfshirë atë kryesore, Çulev theksoi se vendimet e marra nga Qeveria i referohen kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe ato janë pjesë e masave që kanë përqëllim ballafaqimin me coronavirusin, por beson se vendimet merren me argumente të pamjaftueshëm dhe bazohen më shumë në politikë sesa në fakte reale.

“Kjo ishte veçanërisht e dukshme kur çështja e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare u bë aktuale. Ndikimi politik në punën e Komisionit për sëmundje infektive, vendimet e të cilit përgjithësisht pranohen nga Qeveria, për fat të keq kanë një ndikim të madh dhe serioz në situatën aktuale në vendin tonë, e cila lidhet me pandeminë Covid-19”, tha Çulev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat