Digjet një automjet në rrugën Tetovë – Shkup

Maqedonia

Digjet një automjet në rrugën Tetovë – Shkup

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 14:48
Ilustrim

Nuk ka të lënduar në zjarrin që shpërtheu në automjetin sot rreth orës 10:30 në rrugën Tetovë-Shkup.

Për shkak të zjarrit u dogj automjeti mercedes me tabela të Gostivarit.

“Bëhet fjalë për automjet i cili është ndezur në rrugën për në Shkup. Shoferi dhe bashkudhëtarët kanë arritur të dalin në kohë. Intervenuam me tre automjet”, tha Uka Aliti, komandant i Njësisë kundër zjarrit Tetovë.

Poashtu më 8 qershor edhe një automjet mercedes në rrugën Tetovë-Shkup u ndez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat