Fatlinda Jaja: Gratë në politikë

Maqedonia

Fatlinda Jaja: Gratë në politikë

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 13:44
Fatlinda Jaja

Fatlinda Jaja aktualisht është kandidate për deputete nga koalicioni “Mundemi”. Në këtë shkrim përshkruan angazhimin e grave në politikë dhe sfidat që e përcjellin këtë garë.

Gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë në shtetin tonë, ndërsa Kuvendin e RMV e përbëjnë gjithsej 120 deputet. Sipas normës ligjore minimum 30 % duhet të jenë femra, ndërsa femra shqiptare ka qenë e përfaqësuar simbolikisht. Mos flasim për përfaqësimin e femrës shqiptare në ekzekutiv, i cili ka qenë dhe mbetet simbolik si në qeveri, ministri, poashtu edhe në drejtori të ndryshme. Prandaj, unë si pjesë e Lëvizjes BESA punojë fuqishëm që femra të jetë sa më shumë aktive në zhvillimet shoqërore, pjesë e së cilës është edhe politika.

Do thoni: Pse politika? Për arsye se prej politikës vijnë ndryshimet, në parlament jepen ose shkurtohen të drejtat, ndërsa partitë politike i hartojnë strategjitë afatgjate dhe afatmesme për realizimin e politikave. Prandaj unë jam kyçur në politikë që të jap kontributin tim, por njëkohësisht u bëj apel të gjithë vajzave, nënave, grave që të kontribuojnë në ndryshimin e realitetit tonë. Do thoni ju si ndryshohet ky realitet? Me votë! Vetëm votë! Vota e çdo qytetarit është pushtet! Prandaj, i ftoj të gjithë pa përjashtim që në 15 korrik ta rrethojnë numrin 3 që ta ndryshojmë për të mirë këtë realitet. Rrugët e vjetra nuk të çelin perspektiva të reja, e rrugë të re nuk ka nëse këmbënguljet tona nuk janë të forta. Gruaja është shtylla kryesore e familjes dhe shoqërisë. Thuhet se pas një burri të suksesshëm qëndron një grua, unë them se pas një familje të shëndoshë me edukatë të mirë e të rregullt, qëndron një grua e hekurt.

Fatmirësisht shoqëria jonë ka ndryshuar për mirë dhe ky demokratizimi i shoqërisë ka ndikuar pozitivisht edhe në demokratizimin e familjes. Përkushtimi i madh në shkollimin dhe emancipimin e femrës shqiptare është një e arritur e cila duhet të nxitet dhe të motivohet edhe në shumë që gruaja ta merr vendin e duhur në zhvillimin shoqëror. Ne si gra nuk duhet të presim shumë nga burrat, por duhet ta përkrahim njëra tjetrën, të jemi më motivuese dhe të pretendojmë më shumë në karrierën tonë, sepse shoqëria jonë ka nevojë më shumë për ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat