Thaçi e quan BDI-në e Ahmetit parti kriminale: S’kam vija të kuqe për partitë tjera shqiptare

Maqedonia

Thaçi e quan BDI-në e Ahmetit parti kriminale: S’kam vija të kuqe për partitë tjera shqiptare

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 23:02
Menduh Thaçi

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Thaçi e quan BDI-në grup kriminal dhe se në asnjë formë, thotë se PDSH nuk bashkëpunon me ta.

“Vija të kuqa kam vetëm për BDI-në dhe Ali Ahmetin. Ai është kriminel dhe ka parti kriminale. Për të gjitha partitë tjera, jam i hapur të bashkëpunoj për ta realizuar platformën e PDSH-së”, ka thënë Thaçi në “Blic Interview”.

Thaçi foli për atë se pse shqiptarët duhet të votojnë për partinë e tij në zgjedhjet e së dielës.

“Pika e parë pse shqiptarët duhet të votojnë për PDSH është ngritja ekonomike që ne do ta bënim. Sidomos pas rënies që u shkaktua nga pandemia COVID-19. Shqiptarët më njohin dhe e dinë se unë mund ta bëj këtë”, shtoi Thaçi.

Ai foli edhe për kontributin e PDSH-së në luftën e vitit ’99 në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat