Sot 120 raste të reja dhe pesë viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 120 raste të reja dhe pesë viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1367 testime për coronavirus, ndërsa 120 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 63, Kumanovë-4, Dibër-6, Shtip-4, Prilep-2, Tetovë-14, Strugë-6, Veles-2, Manastir-1, Ohër-4, Gostivar-12, Shën Nikollë-1 dhe Kërçovë-1.

Janë regjistruar edhe pesë viktima të moshës 65, 46, 85, 78 dhe 76-vjeçare.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar edhe 125 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme të të infektuarve, numri i përgjithshëm shkon në 7244, prej të cilëve 3324 janë shëruar, ndërsa 351 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3569.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat