Gjykata Kushtetuese në Maqedoni sot mban seancë, do të diskutojë për disa dekrete të miratuara nga Qeveria - Bota Sot
Gjykata Kushtetuese në Maqedoni sot mban seancë, do të diskutojë për disa dekrete të miratuara nga Qeveria

Maqedonia

Gjykata Kushtetuese në Maqedoni sot mban seancë, do të diskutojë për disa dekrete të miratuara nga Qeveria

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë, në të cilën do të diskutojë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të disa dekreteve të miratuara nga Qeveria, gjatë periudhës së pandemisë.

Në rend dite të seancës së Gjykatës Kushtetuese janë 16 pika, prej të cilave e para është nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të nenit 353 paragrafi 5 të Kodit Penal, i cili parashikon dënim me burg prej së paku pesë viteve për funksionarë të cilët e kanë dëmtuar buxhetin me furnizime publike.

Nga Gjykata Kushtetuese për AIM, thonë se kjo është njëra ndër pikat më interesante për mediat dhe se pas përfundimit të seancës do të informojnë për të gjitha pikat e rendit të ditës.

Në rend dite janë edhe dekretet me fuqi ligjore për mbështetje financiare të qytetarëve dhe personave të punësuar me të ardhura të ulëta, personave të rinj dhe punonjësve shëndetësorë përmes lëshimit të kartelës vendore dedikuar për blerje të prodhimeve dhe shërbimeve vendase gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe dekreti për çështje lidhur me procesin zgjedhor, si dhe vendimin për përcaktimin e ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme nga 16 maji i vitit 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat