Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 08:26
Ilustrim

Moti sot në vend pritet të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare.

Temperatura gjatë mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 19 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore do të jetë nga 28 deri 35 gradë celsius.

Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Gjatë fundjavës pritet të rriten vranësirat me kushte për reshje të shiut. Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë e përforcuar që do të ndikojë në uljen e temperaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat