Sela nuk përjashton koalicionim me OBRM-PDUKM-në, nëse pranojnë programin e partisë së tyre - Bota Sot
Sela nuk përjashton koalicionim me OBRM-PDUKM-në, nëse pranojnë programin e partisë së tyre

Maqedonia

Sela nuk përjashton koalicionim me OBRM-PDUKM-në, nëse pranojnë programin e partisë së tyre

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 13:16
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela tha se nuk është kundër idesë që një shqiptar të jetë kryeministër, ashtu siç nuk janë kundër që ai të jetë nga një bashkësi tjetër etnike.

“Gjëja më e rëndësishme është që ai kryeministër të jetë me cilësi të mirë dhe pa përkatësi etnike”, tha Ziadin Sela.

Ai është i bindur se koalicioni i tij do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se është koha për demokraci dhe ndryshime.

Kreu i opozitës shqiptare nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni pas zgjedhjeve me LSDM-në ose me OBRM-PDUKM-në, por vetëm nëse pranojnë programin e Koalicionit të Aleancës dhe Alternativës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat