Qendra “Treska” vetëm premtim parazgjedhor

Maqedonia

Qendra “Treska” vetëm premtim parazgjedhor

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 19:13
Qendra “Treska”

Qendra Rekreative e Liqenit të Treskës tashmë disa dekada mbetet premtim politik. Përveç se fjali të hedhura në platformat parazgjedhore të partisë në pushtet- Bashkimi Demokratik për Integrim, por edhe partive tjera që kanë qenë në qeveri asgjë nuk është bërë në drejtim të shndërrimit të Treskës në qendër e cila do të përmbush nevojat e banorëve të komunës së Sarajit por edhe të gjithë vendit.

“Gjatë dy dekadave të fundit Liqeni i Treskës shumë herë është revitalizuar, por vetëm përmes fjalëve të individëve nga subjekte të caktuara politike. Premtimet ndër vite ishin tunduese, mirëpo kur mbërrin në lokacionin në fjalë nuk ka aquapark, por një Liqen të ndotur”.

“Liqeni i Treskes së shpejti vihet në funksion”, “ Trajanovski: Treska do të bëhet realitet”, Premtime të reja për qendrën “Treska”, “Komuna e Sarajit nuk lëvizi asnjë gur për revitalizimin e Treskës”, janë disa nga titujt që kanë shoqëruar ndër vite këtë temë.

“Më përpara kam ardhur këtu. Këtu ka pasur jashtëzakonisht shumë njerëz, ka qenë shumë bukur. Tani kjo këtu është dështim.03:57 Kjo ka qenë bukuri e rrallë, tani është dështimi i shekullit.Çdo fundjavë kemi ardhur këtu, bukuri, gjallëri”.

“Të gjithë shohin të vjedhin dhe askush të punojë. Kjo është katastrofë, kjo është njësoj si tërmeti, zjarri apo përmbytje”.

Kjo familje kishte ardhur nga Gjilani për të vizituar Liqenin e Treskës, mirëpo ajo që gjetën kur mbërritën ishte shumë larg pritjeve, me të cilat ishin nisur drejt Shkupit.

“Këtu s’paska ende asgjë. I papastër ishte, i ndotur, s’ke si e shfrytëzon, është rrezik. Kot valla, duhet të kthehemi në shtëpi tash”.

Qendra Rekreative e Liqenit të Treskës është kryesisht nën kompetencat e Komunës së Sarajit, me të cilën tashmë vite me radhë drejtojnë kuadro të BDI-së. Investitori i nevojshëm, i përmendur ndër vite, ende nuk është gjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat