Gjykatësi Vlladimir Pançevski më në fund, është dorëzuar në burgun e Shutkës

Maqedonia

Gjykatësi Vlladimir Pançevski më në fund, është dorëzuar në burgun e Shutkës

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 14:09
Vlladimir Pançevski

Pas disa ditësh kërkimi, gjykatësi Vlladimir Pançevski, ndaj të cilit u shpall fletarrest, është dorëzuar në polic.

Sipas Nova TV-së, gjykatësi i lartpërmendur gjendet në burgun e Shutkës, për të vuajtur paraburgimin 30-ditorë.

Këtë masë e ka shqiptuar Gjykata Themelore Veles, me arsyetimin e sigurimit të pranisë së tij në gjykim për lëndën AKMIS, pasi që ish-kryetari i Gjykatës Penale nuk u paraqit në njërën nga seancat e mëhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat