Mançevski negativ në testin e parë për koronavirus

Maqedonia

Mançevski negativ në testin e parë për koronavirus

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 17:27
Damjan Mançevski

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski njoftoi sot në profilin e tij në Fejbuk se testi i tij i parë për koronavirus është negativ dhe se nëse edhe i dyti është negativ, ai do të fillojë të punojë të hënën.

“Testi i parë është negativ. Deri më tani jam duke udhëhequr në teste negative me 4:0. Le të shpresojmë për 5:0. Nëse edhe testi i dytë nga ky izolimi është negativ të dielën, nga e hëna përsëri në aksion.

Miqve dhe kolegëve të mi që janë pozitiv u dëshiroj shërim të shpejtë. Kishin simptoma shumë të lehta, të cilat nuk i kanë më dhe shpresoj se së shpejti do të jenë negativ në testim. Jini të kujdesshëm, jini të sigurt dhe respektoni masat për mbrojtje personale”, shkroi Mançevski në Fejsbuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat